Serbi: 8 persona të vdekur dhe 960 raste të reja me COVID – 19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 8 mijë e 652 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 960 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 621 pacientë të infektuar, 28 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 988 mijë e 716 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 877 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 6 prill 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 295 mijë e 508 persona.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika