Serbi: 9 persona të vdekur dhe 1 mijë e 501 raste të reja me COVID – 19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 10 mijë e 915 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 501 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 688 pacientë të infektuar, 32 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 979 mijë e 729 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 818 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 përqind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 2 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milionë e 214 mijë e 166 persona.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika