Serbia ia tërheq vërejtjen Malit të Zi, pasi votoi pro Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kritikuar votën e Malit të Zi në favor të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe ka thënë se Serbia mund të tërheqë mbështetjen ndaj Malit të Zi në të ardhmen

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Kalimi i fazës së parë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, nga Kosova, nuk i ka pëlqyer Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e kritikoi votën e Malit të Zi pro Kosovës në KiE, duke thënë se nëse në të ardhmen do t’i nevojitet vota serbe, ata nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Mali i Zi të paktën mund të ishte i përmbajtur.” Ne duhet të veprojmë në mënyrë reciproke. Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës. Edhe ata do të kenë nevojë dikur për votën tonë, në të cilën sigurisht nuk do të mund të llogarisin”, tha kreu i diplomacisë.

Daçiq nuk e priti mirë edhe abstenimin e Ukrainës, duke thënë se është tejet i befasuar. Po ashtu, ai e kundërshtoi edhe votën abstenuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, a ka pasur ndonjëherë në fjalimin tim rast që të mos përmendim integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës? Tash kur dikush të na pyes, ne do të përmbahemi. Pra, pse ne do të ishim për integritetin territorial të Bosnjës dhe ata të abstenojnë”, ka deklaruar më tej Daçiq.

I befasuar Daçiq është shprehur edhe për abstenimet e Greqisë dhe Sllovakisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika