Serbia ka nisur fushatë të hapur ndikimi në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, thotë Kuçi

Gurakuç Kuçi

Serbia ka kaluar nga ndikimi i tërthortë në një ndërhyrje të hapur politike në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë ka thënë Gurakuç Kuçi nga Instituti “Octopus”.

Sipas Kuçit, Beogradi ka aktivizuar publikisht një operacion të centralizuar ndikimi, i cili u artikulua qartë nga Millosh Vuçeviq, kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe këshilltar i Presidentit të Serbisë për çështjet rajonale.

“Serbia publikisht ka nisur një fushatë të drejtpërdrejtë ndikimi në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë. Ky operacion hibrid politik i centralizuar u artikulua në publik nga Millosh Vuçeviq, kryetar i SNS-së dhe këshilltar i Presidentit të Serbisë për çështjet rajonale, i cili e pozicionoi Listën Serbe si përfaqësuesen e vetme legjitime të serbëve në Kosovë dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë të votojnë.

Në thelb, kjo është një fushatë disiplinuese dhe centralizuese që synon të eliminojë çdo alternativë tjetër politike serbe dhe ta bëjë të pavlefshme cdo hapësirë demokratike.
Vuçeviq e kornizon votën si akt ekzistencial, duke nënkuptuar se mosmbështetja e Listës Serbe përbën tradhti ndaj kombit serb. Ai flet qartazi si drejtues fushate nga Beogradi për një proces zgjedhor që zhvillohet në Kosovë, pa asnjë përpjekje për ta maskuar këtë rol.
Kjo konfirmon se prioriteti i Serbisë nuk është mbrojtja e interesave reale të serbëve në Kosovë, por ruajtja e ndikimit politik përmes monopolizimit të përfaqësimit dhe instrumentalizimit të komunitetit serb.

Në terma profesionalë, kjo përbën një operacion hibrid të ndikimit politik, tipik për qasje autoritare që përdorin zgjedhjet si mjet kontrolli dhe presioni gjeopolitik”, ka shkruar Kuçi.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika