Serbia merr vendim, qytetarët obligohen t’i dorëzojnë armët e paregjistruara në Polici

Qytetarët që posedojnë armë të paregjistruara, nga e hëna e 8 majit e deri më 8 qershor, siç ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë, mund t’i dorëzojnë ato armë në çdo stacion policor, për të cilat nuk do të mbajnë përgjegjësi penale dhe nuk do të kenë asnjë pasojë

Foto ilustruese

Qeveria e Serbisë tashmë ka marrë vendim që armët e paregjistruara nga qytetarët t’i dorëzohen Policisë.

Qytetarët që posedojnë armë të paregjistruara, nga e hëna e 8 majit e deri më 8 qershor, mund t’i dorëzojnë në çdo stacion policor, për të cilat siç ka raportuar media serbe, N1, nuk do të mbajnë përgjegjësi penale dhe nuk do të kenë asnjë pasojë.

“Qytetarët që dorëzojnë armët e paregjistruara në atë periudhë nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e tyre dhe ato mund t’i lënë në polici çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Ata sqaruan se bëhet fjalë për të gjitha llojet e armëve, automatike si dhe çdo mjet tjetër, mina shpërthyese, pjesë për armë dhe municione që qytetarët mbanin në mënyrë të paligjshme.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të dielën se pret përgjegjësi nga qytetarët dhe ka kërkuar nga ata që të mos fshihen dhe t’i hedhin armët, por t’ia dorëzojnë policisë.

Ai ka shtuar se pret që në këtë mënyrë t’i dorëzohen policisë “miliona plumba” dhe ka kujtuar se në muajin e ardhshëm nuk do të ketë dënime për ata që e bëjnë këtë, por se pas kësaj do të jenë dënimet në rritje për armëmbajtje pa leje.

Ministria e Brendshme serbe nisi aksionin për dorëzimin e armëve pa leje pas dy vrasjeve masive që ndodhën në fshatrat afër Mlladenocit dhe Smederevës, si dhe në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilat u vranë 17 persona dhe më shumë se 20 u plagosën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika