Serbia uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Pas çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se të dy vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin e serbisë për një të ardhme të përbashkët

Ilustrim

Serbia ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një reagimi në Twitter, ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ka thënë se të dy vendet fqinje mund të mbështeten në bashkëpunimin e Serbisë për një të ardhme të përbashkët.

“Një lajm të pritur prej kohësh për fqinjët, miqtë dhe partnerët e tanë të Open Balkan, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Mund të mbështeteni në bashkëpunimin e Serbisë, me gjithë zemër të Serbisë, në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së”, thuhet në urimin e ministrisë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE-ja ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi Maqedonia e Veriut e ka miratuar në Kuvendin e saj “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë e që kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika