Serwer kritikon Perëndimin: Po përpiqen të përdorin nacionalistët për ta stabilizuar Ballkanin

Profesori i Universitetit John Hopkins Daniel Serwer, ka thënë se “zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim”

Profesori amerikan, Daniel Serwer

Profesori i Universitetit John Hopkins Daniel Serwer, teksa ka komentuar artikullin e së përditshmes amerikane “The New York Times” për qeverinë mafioze në krye të Serbisë, ka thënë se “zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim”.

Serwer ka theksuar se ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan.

“Ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, është shprehur ai për Zërin e Amerikës.

Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New York Times, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me botën e krimit të organizuar. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.

Lidhur me këtë, Serwer ka potencuar se nuk ka asnjë politikan, që në rrethanat aktuale mund të ngrihet në pushtet në Beograd, pa një lloj përshtatjeje me krimin e organizuar dhe shërbimin e tij sekret.

“Pyetja është nëse Vuçiq është pjesë e problemit, apo pjesë e zgjidhjes. Dhe në tërësi, jam i bindur se ai është pjesë e problemit për shkak të mënyrës se si sillet. Ai ka rivendosur autokracinë në Serbi dhe ka toleruar jo vetëm bandat e futbollit, por edhe të krimit të organizuar”, shtoi ai.

Gazetari Worth thotë se ai nuk beson se Vuçiw i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfrytëzuar ato për forcimin e pushtetit të tij.

Nacionalizmi serb nxiti luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krimin e organizuar. Unë mendoj se ai është një politikan oportunist që dëshiron shumë të jetë në pushtet. Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, gazetari i NYT, Robert F. Worth.

New York Times shkruan mbi lidhjet e dyshuara të Vuçiç me krimin e organizuar

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika