“Sfidat nuk na ndalin” – kosovarët të gatshëm ta udhëheqin veriun

Kandidatët kosovarë për kryetar të katër komunave veriore, janë shprehur të bindur se do të udhëheqin me to. Ata kanë thënë se presin certifikimin e rezultateve dhe më pas do ta japin betimin. E në gjithë këtë kohë të vakumit institucional në veri, vlerësohet se më së shumti përfituan strukturat paralele

Nedzad Uglanjin që nga dhjetori i vitit të kaluar është kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Kjo komunë, bashkë me Zveçanin, Zubin Potokun e Leposaviqin, tash e gjashtë muaj janë pa kryetar, e dy nga to edhe pa asamble.

Zgjedhjet e së dielës, përkundër përqindjes së vogël të daljes, boshnjaku Uglanjin pret që së shpejti ta rikthejnë funksionalitetin në institucione.

“Kryetari duhet t’i sjellë vendimet edhe për punëtorët të cilët janë në dorëheqje dhe do të hapet konkursi. Neve si Kuvend i kemi disa punë të cilat po na presin në të ardhmen, por që tani jemi shumë më të fuqishëm sepse do të vjen edhe deri tek funksionalizimi i Komunës sa më shpejtë”, ka thënë Nedzad Ugljanin – Kryesues i KK Mitrovicë e Veriut.

E shumë sfida në fillimin e ri, pret kryetari në ardhje i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Unë do të isha më se i lumtur dhe i gëzuar po të jetë ashtu siç është edhe përbërja etnike në komunën tonë me shumicë serbe, do të isha shumë i kënaqur që të involvohen edhe serbët në shumicën e dikastereve të cilat i takojnë komunës”, ka thënë Izmir Zeqiri – Kandidat për kryetar të Zubin Potokut.

Zeqiri ka pak shpresë që kjo të ndodhë, edhe pse tregon që dikush nga serbët shprehu gatishmëri që t’ia uroj fitoren.

“Në zyrën aty ku lëshohet regjistrimi civil, po më thonë që dikush që ka qenë afër kabinetit të ish-kryetarit të Zubin Potokut, e kishte kërku numrin tim, për me ma uru zgjedhjen e kryetarit. Kështu që më ka ardhë mirë dhe me vjen mirë që mirëpritem”, shtoi Zeqiri.

Në këtë kohë të vakumit institucional, Ugljanin thotë se institucionet paralele janë ato që më së shumti janë duke u fuqizuar.

“Tri komunat e tjera e kanë më të vështirë. Janë disa struktura paralele të cilat kanë funksionu në kuadër të asaj komune, si struktura paralele komunale. Edhe ne këtu e kemi komunën paralele të Serbisë e cila po funksionon lartë, por ata do të fuqizohen, sidomos në këtë kohë”, ka thënë Nedzad Ugljanin – Kryesues i KK Mitrovicë e Veriut.

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq ka deklaruar se populli serb në Kosovë nuk do të lejoj kurrë që komunat me shumicë serbe, të udhëhiqen nga ata që kanë fituar një apo dy për qind të votave.

Nën këto kërcënime, Aleksandar Jabllanoviq u tërhoq nga gara për kryetar të Leposaviqit, ani se nuk e pranoi publikisht një gjë të tillë.

E vetëm 5 vota, i morri kandidatja tjetër serbe, Sladana Pantoviq.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika