Shala: Asnjëherë s’kam luftuar kundër civilëve, nëse këtu ka pak drejtësi – më shpallni të pafajshëm

"Nëse qëllimi i këtij institucioni është të më dënoni pse kam luftuar për lirinë e vendit, popullit tim, në rregull, por jo në këtë mënyrë të njollosem. Nuk kemi luftuar kundër civilëve, këto akuza që më ngritën janë të panjohura. Nëse ka vetëm pak drejtësi, është që të më shpallni të pafajshëm", ka thënë Pjetër Shala

Pjetër Shala

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Shala në fjalën e tij i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij.

Ai është deklaruar i pafajshëm, teksa shtoi se të njëjtat akuza janë të panjohura për të.

“Unë qëndroj këtu përballë jush që t’ju them se e respektoj drejtësinë, nuk i iki asaj. Asnjëherë në jetën time nuk e kam bërë atë për të cilën akuzohem. Këto janë të panjohura për mua. Kam qenë vetëm një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe popullit tim, asgjë më shumë as më pak. Kam luftuar kundër një makinerie të policisë ushtarake, por kurrë kundër civilëve, asnjëherë. Nëse është qëllimi i këtij institucioni të më dënoni pse kam luftuar për lirinë e vendit, popullit tim, në rregull, por jo në këtë mënyrë të njollosem, nuk janë metodat tona, as e imja. Ne nuk kemi luftuar kundër civilëve dhe s’kemi pasur të bëjmë asgjë. Këto akuza që më ngritën janë të panjohura”, ka thënë ai.

“Nuk jam i edukuar për ta fyer askënd. Jetoj që 25 vjet apo gjysmë shekulli në Belgjikë, shtet demokratik. Detyra e prokurorit aty ku jetoj është që të hulumtojë, t’i paraqesë provat, në asnjë mënyrë t’i sajojë. Sa u përket Dhomave të Specializuara nuk e kam përkrahur asnjëherë, por deshi fati të jem para jush. Nëse këtu ka vetëm pak drejtësi është që të më shpallni të pafajshëm. Dua t’ju them qartë dhe pa asnjë dyshim se jam plotësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që m’u kanë bërë”,  shtoi Shala.

Deklarata e Shalës është bërë pa betimin e tij para trupit gjykues.

Ndërkaq, seanca e radhës në këtë rast është caktuar për 27 mars, kur do të vazhdohet me paraqitjen e provave.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika