Shala i fton deputetët që të votojnë pro themelimit të komisionit hetimor, sipas kërkesës së PDK-së

Ferat Shala, i ka ftuar deputetët e kuvendit të Kosovës që të votojnë pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike sipas kërkesës së PDK-së

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, i ka ftuar deputetët e kuvendit të Kosovës që të votojnë pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai, gjatë seancës plenare ka theksuar se nuk ka tjetër alternativë, pos respektimit të legjislacionit, respektimit të kushtetutshmërisë, ballafaqimit me të vërtetën dhe realen.

“Ju bëj ftesë për të mirë të shtetit ta formojmë sot, këtë komision dhe ta përmbyllim këtë debat të tejzgjatur që po na mbanë peng në proceset e tjera. Kërkoj të votohet ky komision, sipas rregullativës dhe kërkesës së PDK-së”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se kërkesa e kësaj partie opozitare, për krijimin e këtij komisoni është e drejtë dhe e ligjshme.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

“Kjo temë që po diskutohet sot, do të duhej të na bashkonte. Jemi thellë të bindur që edhe politikës të mazhorancës do t’i shkonte për shtati transparenca qeverisëse, asaj nuk i duhet kohë për të përmbuluar gabimet eventuale, por i duhet kohë për t’i përmirësuar gabimet eventuale në proces”, ka thënë ai.

Sipas tij, mazhoranca nuk mund të mbijetojë në pushtet, duke ia mohuar të drejtën legjitime kushtetuese opozitës.

“Arroganca e fuqisë së numrave do të përshkallëzojë situatën politike në kuvend, që nuk i duhet as mazhorancës as opozitës. Duhet t’i kththemi qetësisë dhe transparencës”.

“Mohimi i të drejtave kushtetuese institucionale të 40 nënshkruesve të peticionit apo kërkesës për komision hetimor parlamentar i duhet atyre që, praktikisht, duan ta sabotojnë transparencën”, ka shtuar ai.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Shala, ka thënë se “nuk mund të vazhdojmë tutje asnjë hap tjetër zhvillimor, pa u qartësuar periudha e dyshuar, që tashmë 40 deputetë kanë kërkuar këtë komision”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika