Shala: Nëse Kurti e ka seriozisht për zgjedhje, le të japë dorëheqje

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti e ka seriozisht “ofertën” për zgjedhje të jashtëzakonshme, “le të japë dorëheqje” dhe kështu e votojnë shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka marrëveshje me PDK – ndonëse kryetari i saj tha se ka biseduar me partitë opozitare – për mocionin e shpërndarjes së Kuvendit.

“.. Pra, s’ka marrëveshje, sepse ne këtë rasti kryetari i PDK-së do të përpiqej të implementonte dëshirën e kryeministrit, me një lloj ndërmjetësimi… askush nuk mund të bëjë marrëveshje me LDK-së për këtë çështje. Nëse kryeministri e ka seriozisht dhe i duket se për të është e pafavorshme, po ka situata tejet të vështira që s’arrin t’i përballojë dorëheqjes. Ne në atë rast votojmë shpërndarjen kuvendit… dhe organizojmë zgjedhjet në afatet kushtetuese”, ka thënë Shala në “Debat Plus”.

Shala e ka ritheksuar se nuk do ta votojnë mocionin e shpërndarjes së Kuvendit pasi, sipas tij, është dëshirë e Kurtit dhe Vetëvendosjes e kështu e amnistojnë kryeministrin.

“Nuk bëjmë marrëveshje me Kurtin sepse do ta amnistojmë. Nuk do ta amnistojmë edhe një herë… kur u bërë kryeministër (është hera e parë e amnistimit). Pra, kryeministrit thotë se do ta shpërndajmë Kuvendit, të mos ekzistojë më Kuvendi, por s’jep arsye, asnjë arsye.

Le t’ua thotë arsyen të tjerëve sepse edhe ndoshta mund ta bëjë atë shumicë me 2/3. Të tjerëve, jo LDK-së, as ai e as dikush tjetër me ndërmjetësim, sepse nuk funksionon. Nuk bëjmë marrëveshje me të për asgjë, flasim për vetëm për çështje e sigurisë nacionale”, ka shtuar Shala.

Shala ka theksuar se kanë “hendek” me Lëvizjen Vetëvendosje dhe lërë më vija të kuqe.

“S’e lidh asgjë, s’mund ta lidhë asgjë”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika