ShBA dhe Kina përfundojnë bisedimet ushtarake dyditore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushtarake dyditore në Uashington të martën

Foto: AP

Shtetet e Bashkuara dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushtarake dyditore në Uashington të martën, njoftoi Pentagoni. Ky është angazhimi më i fundit midis dy vendeve që kur ranë dakord për të ringjallur komunikimet mes dy ushtrive.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord në fund të vitit të kaluar për të rifilluar angazhimin që ishte ndërprerë nga Pekini pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në gusht të vitit 2022.

Michael Chase, zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për Kinën, Tajvanin dhe Mongolinë, u takua me gjeneralmajorin e Kinës, Song Yanchao, zëvendësdrejtor i zyrës së komisionit qendror ushtarak për bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak, njoftoi Pentagoni. Takimi shënon bisedimet e 17 Kinë-SHBA për koordinimin e politikës së mbrojtjes.

“Dy palët diskutuan marrëdhëniet SHBA-Kinë në fushën e mbrojtjes. Dr. Chase theksoi rëndësinë e mbajtjes hapur të rrugëve të komunikimit mes dy ushtrive në mënyrë që të parandalohet që konkurrenca të tjetërsohet në konflikt”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Charles Q. Brown, zhvilloi muajin e kaluar një bisedë virtuale me homologun e tij kinez, Gjeneralin Liu Zhenli.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se komunikimi midis dy ushtrive është thelbësor për të parandaluar një kalkulim të gabuar që të tjetërsohet në konflikt.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se edhe pas rivendosjes së disa komunikimeve ushtarake, do të duhet kohë për krijimin e një dialogu funksional mes dy palëve.

Uashingtoni dhe Pekini kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, që nga e ardhmja e Tajvanit të vetëqeverisur në mënyrë demokratike e deri tek pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Marrëdhëniet diplomatike janë ende duke u përmirësuar pasi SHBA-të rrëzuan shkurtin e kaluar një balonë kineze të dyshuar për spiunazh.

Këtë fundjavë, Tajvani do të zhvillojë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare mes tensioneve me Kinën, e cila ka pretendime territoriale ndaj ishullit pavarësisht kundërshtimeve të forta nga qeveria tajvaneze. /VoA

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika