SHBA e zhgënjyer me deklaratat e Kurtit për Gjykatën Kushtetuese

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Prattipati ka shprehur zhgënjim për gjuhën dhe akuzat e përdorura nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar se një qasje e tillë rrezikon të përkeqësojë klimën politike në vend.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike.

Po e vlerësojmë me kujdes përgjigjen tonë, por më lejoni të jem e qartë: çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”, ka potencuar diplimatja amerikane për Dukagjinin.

Reagimi i saj erdhi pak ditë pasi Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes më 7 shtator, e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se funksionon si “hije politike e opozitës”.

Ai kritikoi vendimin e fundit të saj për të vendosur masë të përkohshme, të kërkuar nga Lista Serbe, e cila deri më 30 shtator ndalon procedurat për formimin e qeverisë së re.

Kurti argumentoi se Gjykata po vonon qëllimisht proceset, duke kujtuar se edhe në të kaluarën disa nisma të qeverisë së tij janë shpallur antikushtetuese. Ai e quajti këtë sjellje si “të dëmshme dhe absurde”, duke pretenduar se gjyqtarët aktualë janë produkt i vendimeve të partive që dikur ishin në pushtet.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika