SHBA-ja evakuon stafin diplomatik nga Sudani

Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga kryeqyteti i Sudanit, Kartum

Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga kryeqyteti i Sudanit, Kartum, ka njoftuar presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për nxjerrjen e personelit të Qeverisë amerikane nga Kartumi”, ka theksuar përmes një deklarate Biden.

Një zyrtar tjetër amerikan ka cituar se operacioni ishte “i shpejtë dhe i pastër”.

Ministria e Jashtme e Francës njoftoi po ashtu se ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj dhe të stafit diplomatik nga Sudani.

Mbretëria e Bashkuar ka cituar se po shqyrton mënyra për ta evakuuar stafin e saj, ndërsa Qeveria kanadeze u kërkoi qytetarëve të saj atje që “të strehohen në vende të sigurta”.

Dhuna në Kartum ka nisur javën e kaluar midis dy ushtrive rivale, gjegjësisht ushtrisë së rregullt dhe asaj që njihet si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët e tyre udhëheqin Sudanin nga viti 2021, kur përmes një grushtshteti kanë rrëzuar Qeverinë civile të vendit.

Mosmarrëveshjet e tyre tani kanë të bëjnë me transferimin e pushtetit te një autoritet civil dhe me integrimin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtri.

Qindra njerëz janë vrarë në luftime dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika