SHBA-ja përgatitet për stuhi dimërore, temperaturat pritet të bien deri në -46 gradë

Mbi 160 milionë amerikanë pritet të përballen me një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër duke nisur nga e premtja, me reshje të dendura bore dhe shi ngrirës në parashikim.

Stuhia pritet të përfshijë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke lënë pas saj kushte “tejet të rrezikshme”, teksa lëviz drejt lindjes nga Rrafshinat e Larta dhe Malet Shkëmbore, ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

NWS ka paralajmëruar se vala arktike do të sjellë temperatura nën zero dhe erëra të ftohta ekstreme, të cilat paraqesin rrezik kërcënues për jetën nga hipotermia dhe ngrirja e lëkurës për këdo që është i ekspozuar.

Zyrtarët amerikanë të transportit, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve gjatë fundjavës, si dhe vonesa e anulime fluturimesh.

Stuhia dimërore parashikohet të lëvizë ngadalë nëpër SHBA, duke mbuluar me borë qytete si Memphis, Nashville, Uashington, Baltimore, Filadelfia dhe Nju Jorku.

Reshje të mëdha bore priten nëpër Malet Shkëmbore Jugore dhe Rrafshinat, drejt rajonit Mid-Atlantic dhe deri në verilindje të vendit.

Sipas Portalit Probabilistik të Reshjeve të NWS, zonat që mund të përjetojnë më shumë se 30 centimetra borë shtrihen nga Kolorado deri në Virxhinia Perëndimore dhe deri në Boston.

Sipas NWS, pritet që të thyhen shumë rekorde të temperaturave të ulëta, ndërsa ndjesia më e ftohtë nga era mund të zbresë nën -46 gradë Celsius në Rrafshinat Veriore.

Një zonë shumë më e gjerë e juglindjes së SHBA-së gjithashtu pritet të përjetojë temperatura ngrirëse.

Guvernatorët e disa shteteve amerikane, përfshirë Arkansasin, Xhorxhinë, Teksasin, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut, kanë shpallur gjendje emergjence, duke u dhënë mundësi autoriteteve – përfshirë trupat e Gardës Kombëtare – të nisin mobilizimin e masave emergjente.

Disa linja ajrore u kanë ofruar pasagjerëve mundësinë të ndryshojnë fluturimet e tyre, në disa raste pa pagesë shtesë, për shkak të shqetësimeve rreth anulimeve.

Meteorologët e NWS, Rich Otto dhe Tony Fracasso, i thanë CBS, partnerit amerikan të BBC-së, se shoferët duhet të shmangin udhëtimet me makinë gjatë fundjavës, pasi qarkullimi pritet të jetë “pothuajse i pamundur gjatë kulmit të stuhisë”.

Në Kanada, temperaturat ngrirëse tashmë kanë përfshirë vendin, ndërsa reshje bore priten në rajonet lindore dhe atlantike të hënën.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika