SHBA-ja sekuestron një cisternë të dytë nafte të lidhur me Venezuelën në Karaibe

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka sekuestruar një cisternë të dytë nafte të lidhur me Venezuelën, këtë herë në Detin e Karaibeve.

Në një deklaratë të Komandës Jugore të SHBA-së thuhet se anija u ndalua gjatë një operacioni të zhvilluar para agimit. Cisternën e përshkruan si një “anije motorike pa shtetësi, të sanksionuar dhe pjesë të të ashtuquajturës flotë e errët”.

Sipas ushtrisë amerikane, anija e ndaluar, e identifikuar si M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe ishte e përfshirë në aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve.

“Roja Bregdetare e SHBA-së po e shoqëron cisternën M/T Sophia drejt Shteteve të Bashkuara për asgjësim përfundimtar”, thuhet më tej në deklaratë.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi llojin e aktiviteteve të paligjshme apo ngarkesën e anijes, ndërsa theksohet se operacioni është pjesë e përpjekjeve për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare./BBC

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika