SHBA-ja shpëton pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran, vijojnë kërkimet për të dytin

Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpëtuan një nga anëtarët e ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan të rrëzuar mbi Irani.

CNN shkruan se dy nga burimet thanë se anëtari i ekuipazhit ishte i gjallë, në kujdesin e forcave amerikane dhe se po merrte trajtim mjekësor.

Statusi i anëtarit të dytë të ekuipazhit nuk ishte i qartë teksa burimet shtuan se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pas rrëzimit të avionit mbi Iran.

Një nga burimet amerikane gjithashtu konfirmoi se avioni ishte një F-15E Strike Eagle, një aeroplan që mund të kryejë misione ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Avionët F-15E zakonisht kanë dy anëtarë ekuipazhi: një pilot dhe një oficer të sistemeve të armëve.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika