Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), ka publikuar një përditësim operacional mbi luftën në Iran, duke bërë të ditur se forcat amerikane kanë goditur mbi 12,300 objektiva iraniane.
Sipas njoftimit, në shënjestër kanë qenë qendra komanduese dhe kontrolli, pozicione të raketave balistike si dhe depo ushtarake të Iranit.
Gjithashtu, CENTCOM thotë se më shumë se 155 anije iraniane janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë operacioneve.
Në raport përmendet edhe përdorimi i mbi 13,000 fluturimeve luftarake që nga nisja e luftës, ku janë përfshirë avionë luftarakë F-22 dhe F-35, si dhe bombarduesit B-1, B-2 dhe B-52.
