ShBA rrëzon një objekt në lartësi të madhe pranë Alaskës

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar rrëzimin e një objekti me avionë luftarakë pranë Alaskës. Ndërsa, shkaqet e një vendimi të tillë nuk dihen

Zëdhënësi John Kirby

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar një avion luftarak të rrëzonte një “objekt të paidentifikuar në lartësi të madhe” në Alaskë, të premten, kështu ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby ka theksuar se objekti përbënte një kërcënim të arsyeshëm për aviacionin civil.

Ndërkaq, qëllimi dhe origjina e objektit ishin të paqarta, ka thënë Kirby, shkruan BBC.

Një gjë e tillë ka ndodhur një javë pasi ushtria amerikane ka shkatërrruar një balonë kineze mbi ujërat territoriale të ShBA-së.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby tha se objekti po fluturonte në 12,000 m mbi bregun verior të Alaskës.

Dhe, sipas tij, ka fluturuar me shpejtësi prej 64 km/h, dhe ishte mbi det në momentin kur po rrëzohej.

Ai ka theksuar gjithashtu se kur dy avionë i janë afruar objektit, kanë vlerësuar se nuk kishte njeri në bord.

 

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika