SHBA-të ofrojnë deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 2,200 marinsave amerikanë dhe një flote anijesh ushtarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion ndaj Iranit.

Uashingtoni gjithashtu ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion rreth “Ayatollahut të ri” të regjimit iranian, ndërkohë që sulmet e mëdha të përbashkëta amerikano‑izraelite vazhdojnë të godasin objektiva ushtarake dhe qeveritare, shkruan The Sun, transmeton Dukagjini.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur një thirrje për informacion mbi disa “liderë terroristë iranianë”, duke përfshirë edhe Mojtaba Khamenei.

Shpërblimi për informacion të vlefshëm arrin deri në 10 milionë dollarë, ndërsa personat që ofrojnë informacion mund të përfitojnë edhe mundësinë për “rilokim”.

Sipas njoftimit, këta individë “komandojnë dhe udhëheqin pjesëtarë të ndryshëm të Forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilët planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë aktet terroriste në mbarë botën”.

Zyrtarët për të cilët SHBA po kërkon informacion përfshijnë:

Esmail Khatib – Ministër i Inteligjencës

Ali Asghar Hejazi – Zv. Shef i Shtabit

Yahya Rahim Safavi – Major Gjeneral

Eskandar Momeni – Gjeneral

Ali Larijani – Sekretar i Këshillit Suprem

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika