Shefi i BIA-s serbe nën sanksionet e ShBA-së, merr pjesë në aktivitetin e Ambasadës amerikane

Aleksandër Vulin, shefi i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ambasada amerikane në Beograd

Shefi i BIA-s serbe nën sanksionet e ShBA-së, merr pjesë në aktivitetin e Ambasadës amerikane

Shefi i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në një aktiviteti të organizuar nga Ambasada amerikane në Beograd.

Fotoja e Vulin në aktivitetin e organizuar nga Ambasada amerikane me rastin e përvjetorit të operacionit “Halyard” është publikuar nga deputeti Gjorgje Miketiq.

Para rreth dy muajsh, Vulin është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.

 faqen zyrtare të tyre, thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale, dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Thesari nuk do të hezitojë t’i synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale, duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon.”

Siç thuhet në njoftim, Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij prorus.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika