Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se vendet anëtare kanë rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje gjatë vitit 2025.
Ai ka theksuar se, sipas vendimeve të samitit në Hagë, aleatët kanë arritur një “rritje historike” të shpenzimeve në mbrojtje, me synimin afatgjatë për të investuar deri në 5% të PBB-së.
Rutte ka shtuar se për herë të parë të gjitha vendet anëtare kanë përmbushur objektivin e vitit 2014 për të shpenzuar të paktën 2% të PBB-së për mbrojtje.
Sipas tij, shpenzimet e Evropës dhe Kanadasë në mbrojtje janë rritur me 20% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.
Ai ka deklaruar se për një kohë të gjatë aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë qenë të varur nga fuqia ushtarake e SHBA-së, por tani ka një ndryshim të qartë të qasjes dhe rritje të përgjegjësisë për sigurinë e tyre.