Shehu i LDK-së paditë për shpifje dhe fyerje degën e AAK-së në Junik

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se ka ushtruar padi për fyrje dhe shpifje.ndaj Agron Kuçit dhe degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Duke qenë se z. Agron Kuçi dhe subjekti politik AAK Dega në Junik nuk kanë kërkuar falje dhe nuk kanë fshirë deklaratat e tyre shpifëse dhe fyese, ju njoftoj se sot me datë 07.11.2025, kam parashtruar padi për kompensimin e dëmit për shkak të shpifjeve dhe fyerje nga z. Kuçi dhe AAK Dega në Junik. Lidhur me këtë çështje do të ballafaqohemi në gjykatë ku do të shpallemi fitues, njëlloj sikurse në zgjedhjet e 9 nëntorit 2025”, ka shkruar Shehu.

Shehu, mes tjerash, ka bërë të ditur se së shpejti, do të parashtrojë edhe paditë tjera civile dhe kallëzimet penale të cilat i ka paralajmëruar. Po ashtu kryetari aktual i Junikut ka bërë kërkesë në Prorkurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës që të dielën të ketë prezencë shtesë në mënyrë që siç thotë ai të parandalohen incidentet e mundshme që janë paralajmëruar nga eksponentë të AAK-së në Junik.

“Njoftojmë po ashtu të gjithë junikasit që sot zyrtarisht kemi dërguar një kërkesë në Prokurorinë e Shtetit, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Me këtë rast kemi kërkuar që në ditën e zgjedhjeve më 9 nëntor 2025 të angazhohet prezencë e mjaftueshme e zyrtarëve policor dhe zyrtarëve tjerë kompetent. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen incidentet e mundshme të cilat janë paralajmëruar publikisht nga eksponentët e AAK-së në Junik. Duhet sqaruar po ashtu se orëve të fundit kemi pranuar disa informacione nga qytetarët e Junikut, ku thuhet se eksponentët e AAK-së janë duke hyrë në shtëpitë e tyre dhe po tentojnë blerjen e votës. Për fat të mirë, në mandatin tonë të parë kemi instaluar kamerat e sigurisë në Junik dhe aktualisht e gjithë Komuna e Junikut monitorohet 24/7 nga këto kamera të sigurisë. Përndryshe e falenderojmë publikisht Policinë e Kosovës për angazhimin edhe përkushtimin e tyre sidomos gjatë ditëve dhe orëve të fundit. Absolutisht secili rast është duke u raportuar dhe duke u trajtuar nga organet kompetente”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Kësisoj, Shehu ka kërkuar nga qytetarët e Junikut të ruajnë qetesinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika