Shënohet Dita e Bamirësisë në kujtim të Nënë Terezës

Në nderim të shenjtërisë dhe të veprës bamirëse të Nënë Terezës, këtë të martë shënohet Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë

Shën Nënë Tereza

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kishte vendosur të caktojë 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë në kujtim të një figure të shquar të humanizmit, Shën Nënë Terezës.

Kjo ditë është një shenjtërim ndaj së mirës dhe një nxitje për të bërë botën një vend më të mirë përmes veprimeve bamirëse dhe filantropike.

Përtej shenjtërisë dhe dashurisë së Shën Nënë Terezës, Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë është një nismë që synon të sensibilizojë dhe mobilizojë njerëzit, organizatat joqeveritare dhe të gjithë të interesuarit në nivel global, për të kontribuuar në ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve.

Kjo është një ditë që i vë në qendër të vëmendjes rolin e bamirësve në lehtësimin e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore në të gjithë botën.

Përveçse është një ditë për të kujtuar veprën e Shën Nënë Terezës, Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë është një rikujtues i angazhimit të përbashkët për të çrrënjosur varfërinë dhe për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së.

5 shtatori është zgjedhur si data e Dita Ndërkombëtare të Bamirësisë për të nderuar Shën Nënë Terezën, e cila edhe pas vdekjes së saj vazhdon të jetë një shembull frymëzues i humanizmit dhe angazhimit të palodhur për të ndihmuar të tjerët.

Historia e jetës së saj është një rrugëtim i vërtetë i dhembshurisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve.

Shën Tereza, e njohur edhe me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe u shpall bekuar nga Vatikani më 19 tetor të vitit 2003. Gjatë jetës së saj, ajo shërbeu me pasion dhe dashuri për të varfërit, të sëmurët, dhe të braktisurit në mënyra të shumta.

Nënë Tereza ka lënë pas një trashëgimi të pashembullt të veprimeve bamirëse, duke u kujdesur për mijëra fëmijë, të sëmurë, dhe të moshuar nëpër shkolla, dispansera, dhe klinika nëpër botë. Edhe pas vdekjes së saj, ajo vazhdon të frymëzojë njerëzit me veprën e saj të madhe.

Papa Françesku, më 4 korrik të vitit 2016, e shpalli Shën Terezën, duke e bërë atë një shenjtore të Kishës Katolike dhe një shembull të ndritshëm të humanizmit dhe të dashurisë ndaj të tjerëve.

Nënë Tereza Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997. Çdo vit bota përkujton përvjetorin e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës në këtë ditë.

Ajo ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup, që sot është kryeqyteti i Maqedonisë. Përpjekjet e saj të jashtëzakonshme në betejën kundër varfërisë globale i dhanë asaj Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Më 13 mars 1997, Nënë Tereza dha dorëheqjen si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, kongregacioni fetar që ajo themeloi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika