Shërbimet sekrete të Serbisë planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë

Institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga BIA, kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi si dhe Kosovës.

Oficerët e Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë më 24 shtator, 2023.

Institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga Shërbimi Sekret Serb (BIA), kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi, por edhe ndaj Kosovës.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, BIA serbe  të dielën, më 6 janar kishte planifikuar sulme terroriste në Kosovë për të shkaktuar përçarje ndëretnike dhe destabilizim të vendit.

Këto burime vendore e ndërkombëtare i kanë treguar Dukagjinit se kishin ngritur alarm rreth inskenime të rënda të planifikuara nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo edhe realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e institucioneve apo edhe qytetarëve shqiptarë të Kosovës.

Burimet thonë se për këto planifikime për sulme terroriste në Kosovë janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë.

Lidhur me këtë mund të jetë edhe takimi i sontëm mes komandantit të KFOR-it, Shefit të AKI-së dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës.

Një ndër qëllimet kryesore të këtyre inskenimeve është adresimi i kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhje e përgjithshme që u mbajtën pak ditë më parë në Serbi për të cilat u protestua nga opozita dhe shoqëria civile.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me sulmin dhe rrahjen brutale nga ana e BIA-s serbe ndaj opozitarit serb, Nikola Sanduloviq.

Sipas Kurtit, “Ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaq edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkimfaljen për krimet gjatë luftës, gatishmërinë për paqe, e përkushtimin për pajtim”.

Tutje ai ka thënë se “Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z.Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!”, ka thënë Kurti.

Kurti për maltretimin ndaj Sanduloviq: Serbia synon që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e saj

Lidhur me vjedhjen e votave opozita dhe shoqëria civile ka kërkuar hetim ndërkombëtar.

Më 4 janar është arrestuar kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq nga ana e shërbimit sekret serb (BIA) pasi ai dit më parë kishte bërë homazhe në Prekaz tek varri i Adem Jasharit nga ku edhe ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë. Ai është torturuar gjatë mbajtjes nga agjentët e BIA-s, ku më pas është dërguar në spitalin ushtarak në Beograd në gjendje të rëndë.

Në Banjskë të Zveçanit më 5 janar Policia e Kosovës ka gjetur municion.

Elshani: Plumbat dhe gëzhojat u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku

Nga ana tjetër, edhe nga Kosova por edhe vendet e tjera është kërkuar që të hetohet Serbia dhe të rritet presioni ndërkombëtarë ndaj saj lidhur me veprimet destabilizuese të saj në rajon, të cilat kulmuan me sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika