Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon përvjetorin e 24-të të themelimit

Në këtë të premte, Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shënuar përvjetorin e 24-të të themelimit dhe të diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK), sot ka shënuar përvjetorin e 24-të të themelimit dhe të diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Ismail Dibrani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia mbahet në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga ora 09:00.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar punën më 28 nëntor të vitit 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së parë të Paraburgimit në Prizren për të vazhduar pastaj me hapjen e qendrave të tjera korrektuese nëpër qendrat më të mëdha të vendit.

Në prill 2000 është rekrutuar dhe trajnuar gjenerata e parë prej 60 oficerëve korrektues, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan punën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Që nga ajo kohë, Shërbimi Korrektuese i Kosovës në radhët e veta numëron 1386 staf të uniformuar dhe 283 staf civil, profesional dhe mbështetës, të trajnuar dhe përkushtuar për përmbushjen e misionit të SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Korrektimeve dhe Burgjeve, ICPA. /KP

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika