Shi dhe borë në fundjavë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende teksa në viset e larta malore, vranësirat pritet të sjellin edhe fjolla të dobëta bore, njofton Dukagjini.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius.

Ndërsa të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat e larta malore po ashtu parashihet borë e dobët.

Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 4 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika