Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës po shënon 17-vjetorin e themelimit me një konferencë ndërkombëtare, ku në fokus është roli i drejtësisë kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila theksoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të Kushtetutës nga të gjitha institucionet e vendit.

Ajo tha se Kushtetuta garanton që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që pushteti të ushtrohet me përgjegjësi, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Sipas saj, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm parim juridik, por garanci themelore për demokracinë, sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione. Ajo theksoi se ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë krizash politike, kur vihet në sprovë respektimi i parimeve kushtetuese.

Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, tha se institucioni ka vendosur standarde të qëndrueshme në mbrojtje të identitetit kushtetues, duke garantuar respektimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe parimeve të modelit liberal.

Kjo Konference synon të theksojë rëndësinë e drejtësisë kushtetuese në garantimin e epërsisë së Kushtetutës, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet institucioneve shtetërore.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika