Qendrat për Punë Sociale me mungesë stafi e pa psikolog, pa përmirësim ndër vite

Qendrat për Punë Sociale në vend tash e disa vite po përballen me mungesë të stafit krahas rritjes së numrit të rasteve. Përveç kësaj, të njëjtat kanë mungesë të psikologëve, shërbim të cilin e japin zyrtarët social.

Mungesa e kushteve infrastrukturore është një sfidë e rendit të dytë.

Shumica e Qendrave për Punë Sociale tash e disa vite përballën me mungesë të stafit.

Gjendjen e njëjtë e ka edhe kjo në Fushë Kosovë, si një prej komunave me rritjen më të madhe të numrit të banorëve.

“Qendra për Punë Sociale numëron katër punëtorë, zyrtar të shërbimit social, të cilët japin shërbime për secilin klientë që ne vlerësojmë që ka nevojë për shërbim aktualisht për numër të banorëve është numër i kufizuar”, tha Abaz Xhigoli, Drejtor i QPS-së.

Ndonëse ka rritje të numrit të rasteve që trajtohen këtu, Xhigoli foli edhe për psikologët.

“Ne kemi shumë edhe njerëz që kanë nevoj por që neve na mungon fusha e psikologut për më pas mundësi fëmijët apo të moshuarit apo viktimat që kanë nevojë për riintegrim apo rehabilitim social të tyre”, tha ai.

Hiç më mirë, s’qëndron as Qendra për Punë Sociale në kryeqytet.

Në një përgjigje për Dukagjinin, drejtori Bajram Shala dha detaje.

“Nëse kemi në konsideratë numrin e madh të banorëve, numrin e madh të kategorive të rasteve që marrin shërbime sociale dhe numrin e zyrtarëve të shërbimeve sociale që ofrojnë shërbime për këto kategori, nënkuptojmë se për të ofruar shërbime sociale profesionale cilësore dhe për të përmbushur obligimet dhe përgjegjësitë e QPS-së sipas ligjeve dhe legjislacionit në fuqi në Kosovë kërkohet të plotësohet numri i zyrtarëve të shërbimeve sociale. Aktualisht kemi një zyrtar për çështje psikologjike të punësuar në njërën nga njësitë e QPS-së në Prishtinë”, u shpreh Bajrami.

Mungesë të stafit e të psikologëve kanë edhe QPS-në në komunën e Gjakovës.

“Qendra për Punë Sociale ka shtatë zyrtar të shërbimeve sociale të profileve të ndryshme por në raportet me trendet e rritjes së rasteve duke përfshi dhunën në familje dhe divorcet ky numër është i pamjaftueshëm duke marr parasysh kërkesat, ne kemi zyrtarë të shërbimeve por të punësuar ekstra psikolog i cili ofron trajtimin e rastit pra edhe iu përgjigjet gjykatave QPS nuk e ka të punësuar ndonjë të tillë”, u shpreh Drejtoresha e QPS-së në Gjakovë, Jozefina Osmani.

Telashet në Qendrat për Punë Sociale, ishin evidentuar ndër vite, mes tjerashe dhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në një raport të nxjerrë tri vite më parë,ku mes tjerash kërkohej që t’u jepej prioritet rasteve dhe shmangies së vonesave që mund të cenojnë sigurinë e viktimave, mbështetjen e vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale e ekonomike dhe shërbimet e specializuara.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare nuk kanë kthyer përgjigje për këtë temë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika