“Shitja e armës për vrasjen e Liridonës nuk krahasohet me asnjë rast”, thotë avokati i familjes Ademaj

Avokati i familjes së të ndjerës Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se dënimi prej 5 vjetësh dhe 5 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit Tom Dodaj për shitjen e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj, nuk mund të konsiderohet i lartë.

Syla ka theksuar se nuk ka raste të ngjashme në praktikën gjyqësore që mund të shërbejnë për krahasim.

“Shitja e armës për vrasjen e Liridona Ademajt unë konsideroj që nuk mund të  krahasohet me shitjen e një armë siç ndodhë rendomë. Si rrjedhojë edhe nuk mund të kemi një krahasim gjyqësor për matjen dënimit dhe për të gjetur një analogji për matjen e dënimit në raste të ngjashme sepse nuk ka një rast të ngjashëm”, ka thënë avokati në emisionin FIVE.

Ai ka shtuar se gjykata ka vendosur një dënim pak më shumë se gjysma e maksimumit të parashikuar ligjor, duke mos shkuar nën minimum dhe jo deri në 8 vjet sa është maksimumi ligjor.

Seanca e Gjykatës së Apelit ndaj Tom Dodajt u mbajt këtë të mërkurë, ku prokuroria kërkoi vërtetimin e dënimit, ndërsa mbrojtja kërkoi zbutjen e tij.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika