Shkarkohet kryesuesi i kuvendit komunal në Shtime

Me kërkesë të opozitës është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit komunal në Shtime me të vetmen pikë të rendit të ditës për shkarkimin e kryesuesit

Adnan Ademi

Opozita në komunën e Shtimes ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Adnan Ademi, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me vota unanime.

Në këtë mbledhje, nuk ishin prezentë asamblistët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ademi është shkarkuar me 11 vota.

Arsye e shkarkimit të tij, sipas opozitës është gjuha joparlamentare dhe joetike, nepotizmi e shkeljet ligjore./EO

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika