Shkon në 2 mijë e 329 numri i të vrarëve në Gaza

2 mijë e 329 palestinezë janë vrarë dhe 9 mijë e 714 tjerë janë plagosur në Gaza

Palestinezët mblidhen rreth rrënojave pas sulmeve izraelite në Khan Younis. Foto: Reuters

Sipas autoriteteve palestineze, numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur mbi 2 mijë e 300.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, 2 mijë e 329 palestinezë janë vrarë dhe 9 mijë e 714 tjerë janë plagosur.

Ka pak më shumë se një javë qëkur persona të armatosur të Hamasit depërtuan në Izrael për të sulmuar civilët dhe ushtarët. Më shumë se 1 mijë e 300 njerëz janë vrarë në Izrael.

Izraeli ka kryer sulme hakmarrëse ajrore në Gaza që atëherë dhe pritet një ofensivë tokësore, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika