Shkon në gjashtë numri i minatorëve të cilëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore

Gjatë ditës së katërt të grevës, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet, me gjashtë prej tyre që janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja është alarmante

Pamje nga miniera e Trepçës, kur gjendja shëndetësore e minatorëve u përkeqësua, 27 tetor 2023.

Në ditën e katërt të grevës së minatorëve të Trepçës, gjendja shëndetësore e tyre po përkeqësohet.

Deri më tani gjashtë minatorëve iu është përkeqësuar ndjeshëm gjendja e tyre.

Më herët, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë të ditur se katër prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.

Më vonë janë shtuar edhe dy minatorë të cilëve u është përkeqësuar gjendja.

Sipas Jonuzit gjendja është alarmante.

“Gjendja është alarmante. Ndihma e shpejtë po vjen dhe po merr punëtorë pasi po u përkeqësohet gjendja. Sot dita e 4-të, deri më tash janë katër punëtorë që janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Jonuzi për portalin Dukagjini.

Një minator i Trepçës ka refuzuar të largohet nga miniera dhe të shkojë në spital, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai ka thënë: “Unë prej këtu nuk dal”, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e tij.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Lexo edhe: Dita e tretë e grevës, minatorët i viziton avokati i popullit

Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika