“Unë prej këtu s’dal”, pavarësisht gjendjes së rëndë minatori s’pranon të shkojë në spital

Një minator i Trepçës ka refuzuar të largohet nga miniera dhe të shkojë në spital, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai ka thënë: “Unë prej këtu nuk dal”, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e tij dhe përkushtimin ndaj kauzës për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë shëndetësore për minatorët e Trepçës.

Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, minatori shihet duke pasur edhe të vjella dhe marramendje.

Pas një diskutimi me kolegët e tij të minierës, minatori i cili ishte i vendosur për të qëndruar në minierë, ka pranuar të shkojë në spital për kujdes mjekësor.

Në ditën e katërt të grevës së tyre, minatorët e Trepçës raportojnë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre shëndetësore.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, katër prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.

Po ashtu, sipas tij gjendja është alarmante.

“Gjendja është alarmante. Ndihma e shpejtë po vjen dhe po merr punëtorë pasi po u përkeqësohet gjendja. Sot dita e 4-të, deri më tash janë katër punëtorë që janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Jonuzi për portalin Dukagjini.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Lexo edhe: Dita e tretë e grevës, minatorët i viziton avokati i popullit

Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika