Shoqërohet në Polici një person, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin në Ferizaj

Policia e Kosovës

Një person në fshatin Saraishtë të Ferizajt, dyshohet se të martën, ka qëlluar me pushkë gjuetie një qen. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se një pushka e gjuetisë, me 26 fishekë dhe një pistoletë i janë konfiskuar të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

“Fsh. Saraishtë, Ferizaj 03.12.2024-15:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës mashkull kosovar. Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika