Shpallen Miss Universe Kosova dhe Miss Universe Albania

Mbrëmjen e së premtës, më datën 10 qershor, është mbajtur nata finale e “Miss Universe Albania & Kosova 2022”

Eventi më i madh i bukurisë në botën shqiptare, i cili u mbajt të premten e 10 qershorit, nën drejtimin e Soni Malajt dhe Teni Vllaçaj, përcolli emocione të shumta.

Spektakli i mbajtur këtë vit u shoqërua me një sërë yjesh të tjerë, të cilët performuan si, Anxhela Peristeri, Gena, DJ Miss Rose, Manjola Nallbani, Capital T e të tjerë.

Të gjitha biletat e të pranishmëve do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë.

Kurorën e “Miss Universe Kosova” e ka fituar bukuroshja Roksana Ibrahimi. Ajo u përzgjodh si më e bukura e këtij viti, ndërkohë që kurora iu dorëzua nga “Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu.

Roksana Ibrahimi-Miss Universe Kosova

Ndërsa “Miss Universe Albania 2022” e ka fituar modelja Deta Kokomani .

Deta Kokomani-Miss Universe Albania

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika