Shpallja e aktgjykimit ndaj Haradinajt dhe Gucatit bëhet më 18 maj

Haradinaj dhe Gucati akuzohen për vepra penale nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Shpallja e aktgjykimit në çështjen kundër udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, është caktuar të mërkurën e katër majit nga trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, ku u vendos që kjo datë të jetë 18 maj2020, ora 10:00.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen për vepra penale të cilat ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, raporton, “Betimi për Drejtësi”

Nga zyra e Prokurorit të Specializuar, është kërkuar që Haradinaj dhe Gucati të dënohen me nga 6 vite burigm dhe nga njëqind euro gjobë.

Me shkrim janë paraqitur 18 dëshmi të dëshmitarëve, ndër të cilat katër ishin nga mbrojtja e Haradinajt dhe 12 nga ajo e Gucatit.

Numri i ditëve të gjykimit ishte 31, derisa kohëzgjatja e procedurës paraprake ishte 12 muaj e 12 ditë.

Nga ana e prokurorisë, gjatë këtij gjykimi fillimisht u paraqit deklarata hyrëse, ku një pjesë të kësaj deklarate e beri edhe vet prokurori i specializuar, Jack Smith.

Pas kësaj, u dëgjuan dëshmitarët e prokurorisë, ndër të cilët ishin edhe punonjësit e Zyrës  e Prokurorit të Specializuar, Zenka Pumper, hetuese dhe Miro Jukiq, udhëheqës i ekipit për sigurinë dhe trajtimin e dëshmitarëve.

Mbrojtësit bënë mocione për rrëzimin e akuzave, pas njoftimit për përmbylljen e çështjes së prokurorisë, megjithëse këto mocione u refuzuan nga trupi gjykues, i kryesuar Charles L Smith II.

Pastaj, aty u vazhdua edhe konferenca përgatitore e mbrojtjes dhe pas saj u mbajtën seancat ku mbrojtja paraqiti çështjet e tyre.

Aty ishin të pranishëm edhe dëshmitarë, ndër ta ishte ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, aktualisht deputet i Partisë Demoktratike të Kosovës, Rashit Qalaj, gjithashtu edhe një eksperte e sinjalizimit dhe ish shefi i operacioneve në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

U procedua me deklarata përmbyllëse të prokurorisë së mbrojtjes, pasi që edhe mbrojtja njoftoi për mbylljen e çështjeve të tyre.

Të akuzuarit janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës, ku ata po vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit, në Hagë.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë konkretisht për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara, transmeton “Betimi për Drejtësi”, përcjell, RTV Dukagjini.

Haradinaj dhe Gucati flitet të kenë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve dhe pas përsëritjes kanë shprehur synim për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z.Gucati dhe z.Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika