Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shpërlarjes së parave dhe mashtrimit përmes transfereve bankare, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, rasti ka të bëjë me dyshime për veprimtari kriminale në relacion Kosovë–Suedi dhe daton nga 16 marsi i vitit 2022.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet përkatëse.