Shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok

Foto ilustruese

Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Rasti u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se ekipet policore janë duke punuar për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Si pasojë e shpërthimit, kanali është dëmtuar dhe uji ka nisur të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërkaq, më herët Policia ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe veriun, pas dy incidenteve të fundit në Zveçan.

Policia rrit masat e sigurisë në vend

Sipas Policisë, kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar çdo lloj incidenti dhe për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në gjithë territorin e Kosovës.

“Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze  kriminale.

Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika