Shpërthimi në Stamboll: Gruaja që dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale

Policia turke ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve është dhe gruaja siriane, e cila ka thënë se ishte trajnuar nga militantët kurdë në Siri dhe kishte hyrë në Turqi përmes rajonit Afrin të Sirisë veriperëndimore

Gruaja siriane që dyshohet se e ka vendosur bombën në një çantë gjatë shpërthimit në Turqi

Të hënën e 14 nëntorit, Policia turke ka njoftuar se ka arrestuar 46 persona në lidhje me shpërthimin në Stamboll, i cili ndodhi të dielën.

Në grupin e personave të arrestuar është edhe gruaja siriane, Ahlam Albashir, e cila dyshohet se ka vendosur bombën.

Tutje policia njofton se gruaja siriane ka thënë se ishte trajnuar nga militantët kurdë në Siri dhe kishte hyrë në Turqi përmes rajonit Afrin të Sirisë veriperëndimore, raporton “US News”.

Ndryshe, të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në sheshin Taksim që gjendet në qendër të Stambollit. Kështu kanë deklaruar autoritetet turke të dielën e 13 nëntorit, teksa kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur rreth orës 16:20 sipas kohës lokale.

Në Turqi përkohësisht u ndaluan raportimet e mediave për shpërthimin, duke mos iu lejuar transmetuesve të shfaqnin video të momentit të shpërthimit apo edhe të momenteve pasuese.

Megjithatë, pamjet në rrjetet sociale, ku shihet momenti i shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll, jepnin indikacione se çanta e lënë në një stol mund të ketë shkaktuar shpërthimin e bombës.

Arrestohen 21 persona të dyshuar për shpërthimin në Stamboll

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika