Shpëtohen dy të mitur nga dallgët e detit në Himarë

Dy fëmijë të moshës 13-vjeçare, janë shpëtuar nga dallgët e larta të detit, në plazhin "Livadh", Himarë. Të njëjtit ishin futur në det me një gomone plazhi dhe kanë qenë në rrezik jete

Aksioni i shpëtimit, në Himarë

Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, kanë ndihmuar të mërkurën e 13 korrikut, dy të mitur nga dallgët e larta të detit, jeta e të cilëve ishte në rrezik.

“Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin“Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg”, shkruhej në postimin në Facebook, nga Policia e Shtetit.

Pas marrjes së njoftimit ekipet e shpëtimit janë organizuar dhe kanë shpëtuar të miturit.

“Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre”.

Ndërsa, Policia e Vlorës ka ftuar qytetarët që në rast të kanosjes së ndonjë rreziku të lajmërojnë organet kompetente për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qyetarët, vizitorët dhe turistët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika