Shqipëri: Ish-ministri Damian Gjiknuri merret në pyetje nga SPAK-u

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti socialist Damian Gjiknuri, u pyet sot përmbi 6 orë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zoti Gjiknuri nuk saktësoi çështjen për të cilën dha shpjegime para SPAK-ut, ndërsa e cilësoi si “normale që të pyetej mbi çështje, që ai ka dijeni për shkak të detyrës shtetërore”, duke shtuar se “detajet janë pjesë e sekretit hetimor”

Damian Gjiknuri në SPAK

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti socialist Damian Gjiknuri, u pyet sot përmbi 6 orë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zoti Gjiknuri nuk saktësoi çështjen për të cilën dha shpjegime para SPAK-ut, ndërsa e cilësoi si “normale që të pyetej mbi çështje, që ai ka dijeni për shkak të detyrës shtetërore”, duke shtuar se “detajet janë pjesë e sekretit hetimor”.

Sipas mediave vendase, besohet se zoti Gjiknuri është pyetur për aferën e inceneratorëve, si ministër i Energjitikës dhe Industrisë në vitet 2013-2017, më pas ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai është ndër emrat më të lakuar për çështjen e inceneratorëve nga opozita, e cila drejtoi një komision hetimor parlamentar për këto afera të dyshuara korruptive.

Ndërsa gjatë hetimeve të SPAK-ut, emri i zotit Gjiknuri u shfaq në dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku rezultonte se në të paktën dy raste, sipërmarrësit që fituan kontratat e inceneratorëve paguan për qëndrimin e tij në hotele jashtë Shqipërisë.

Por ish-ministri Gjiknuri ka deklaruar se ato vizita pune u mbuluan me shpenzimet e institucionit, duke hedhur poshtë njoftimet për financime të tjera.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika