Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar këtë si një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Begaj thekson se NATO mbetet një aleancë e vlerave demokratike dhe një garant kyç për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive në hapësirën euroatlantike, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Begaj u shpreh se Shqipëria ka dëshmuar veten si një aleate e denjë, duke kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e aleancës ndër vite.
“Si aleancë e vlerave demokratike, NATO është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapesiren Euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e saj. Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura! Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Begaj.