Shqipëria mbyll shqyrtimin e kapitullit të katërt negociues me BE-në

Shqipëria ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi është njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar me sukses shqyrtimin e kapitullit të katërt të negociatave me BE-në. Ky lajm është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së

Shqipëria e ka mbyllur zyrtarisht me sukses edhe shqyrtimin e kapitullit të katërt të negociatave me Bashkimin Evropian, sa i takon procesit të integrimit në unionin evropian.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, ku theksohet se çështjet kryesore të trajtuara janë ato të agjendës së gjelbër.

“Duke u fokusuar në Agjendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme, ky grup mbulon fusha vendimtare si transporti, energjia, TEN-të, mjedisi dhe ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftim.

 

Ndryshe, shqyrtimi i këtij grupi kapitujsh u hap në mars të vitit 2023.

Teksa, më 10 mars, Shqipëria shqyrtoi plotësisht grupin e dytë të kapitujve, i cili kishte të bënte me tregun e brendshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika