Shqipëria merr për herë të dytë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Të premten e 1 shtatorit, Shqipëria e mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria, sot ( e premte), e mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas rotacionit të mbajtjes të presidencës, kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë në mbajtjen e Presidencës të Këshillit.

Siç raporton Top-Channel, përfaqësuesja amerikane në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë.

Ajo u shpreh se gushti ishte një muaj i ngarkuar dhe një muaj në të cilin u mblodhën për konsensus për disa çështje të rëndësishme brenda fushës.

Shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka, u shpreh se prioritet i presidencës njëmujore të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit do të jetë platforma e bashkëpunimit, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë dhe për një aktivitet kushtuar agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika