Shqipëria në vazon e dytë, Italia e Zvicra në të katërtën

Me ndeshjet e së martës mbrëma kanë përfunduar kualifikimet e rregullta për Euro 2024.

21 përfaqësueset tashmë dihen dhe në verën e ardhshme do të garojnë në Evropianin në Gjermani. Ndërsa tri përfaqësueset e fundit përcaktohen përmes plejofit.

Si fituese e grupit E, Shqipëria do të zërë vend në vazon e dytë për shortin e Evropianit.

Shqipëria ka fituar grupin E të kualifikimeve, duke lënë prapa Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

I kishte katër fitore, tri barazime e një humbje.

24 përfaqësueset do të ndahen në gjashtë grupe për Evropian. Nga secila vazo do të jetë nga një përfaqësuese në grup.

Në vazon e parë janë Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika e Anglia.

Vazoja e dytë përbëhet nga Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka, Shqipëria dhe Austria.

Vazon e tretë e përbëjnë Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia.

Vazoja e katërt përbëhet nga Italia, Serbia, Zvicra dhe tre fituesit e plejofit.

Shorti do të tërhiqet më 2 dhjetor prej orës 18:00 në Hamburg.

Ndërsa tri skuadrat që do të jenë pjesë në plejof do të paraqiten përfaqësueset që dështuan në kualifikime të rregullta dhe bazuar në rezultatet e edicionit të kaluar të Ligës së Kombeve. Shorti i plejofit tërhiqet të enjten.

Ndeshjet e plejofit luhen në mars të vitit të ardhshëm. Polonia, Uellsi, Estonia, Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Finlanda, Ukraina, Islanda, Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani e Luksemburgu kërkojnë tri biletat e fundit për Euro 2024.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika