Shqipëria triumfon në Botërorin e Mundjes, Rama: Fantastik Abakarov, ngriti flamurin kuqezi në Beograd

Sportisti shqiptar, me origjinë çeçene, Zelimkhan Abakarov, ka triumfuar në finale të Kupës së botës në mundje. Kështu, edhe duke shënuar histori, pasi për herë të parë një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Zelimkhan Abakarov, sportist me nënshtetësi shqiptare

Zelimkhan Abakarov, i cili ka prejardhje çeçene, por e përfaqëson Shqipërinë në sportin e mundjes, të shtunën ka triumfuar në finale të Kupës së botës, nën tingujt e himnit shqiptar, dhe duke valëvitur flamurin kuqezi në Beograd.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndjerë krenar për këtë arritje, duke e quajtur sportistin, ‘mundës fantastik’.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Foto nga ndeshja

Zelimkhan Abakarov, i cili i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në sportin e mundjes në një kampionat botëror. Ai u shpall kampion bote në kategorinë e 57 kilogram.

Po ashtu, në njoftimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh), bëhet e ditur se ai ka dominuar në çdo sekondë të ndeshjes.

Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Zelihmkan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman, dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg”, thuhet në njoftimin e KOKSh-së.

Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Gilman.

Ndërsa, Abakarov në gjysmëfinale kishte eliminuar nga gara serbin Stevan Miçiq, i cili ka medalje evropiane.

Ai kishte fituar medaljen e artë në 65 kilogram stil i lirë për meshkuj, në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran të Algjerisë.

Gjithashtu, ai ka fituar medaljen e argjendtë në veprimtarinë e tij në Lojërat e Solidaritetit Islamik 2021 të mbajtura në Konya, Turqi.

Sportisti shqiptar me origjinë çeçene mund serbin dhe kalon në finale

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika