Shqiptari dyshohet që vrau serbin në Gjermani për një borxh prej 15 mijë eurosh

Gjatë ditës së diel, në Dusseldorf të Gjermanisë, një shqiptar ka vrarë një shtetas serb pas disa mosmarrëveshjeve

Një shqiptar ka vrarë një serb në Gjermani pas disa mosmarrëveshjeve që kishin pasur mes vete.

Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e diel në Dusseldorf të Gjermanisë.

Shtetasi gjerman me origjinë serbe Aleksandar M. u ekzekutua me breshëri plumbash para lokalit të tij nga një kosovar i njohur si Rrustem Llapi, i cili banonte në Gjermani.

Siç shkruan gazeta gjermane BILD, “Vrasësi humbi në bixhoz dhe u kthye me pistoletë”.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me një tuta të kuqe në Düsseldorf”, thuhet në artikull.

(VIDEO) Shqiptari vret një serb në Gjermani, dyshohet se u fjalosën për lojëra fati

Prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime në lidhje me këtë rast.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika