SHSKUK: 5-vjeçarit i janë operuar shputat, gjendja e tij është stabile

Klinika e Pediatrisë ka bërë të ditur se 5-vjeçari, i hospitalizuar aktualisht në Kujdesin Intensiv Pediatrik, sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe gjatë procedurës gjendja e pacientit ka qenë stabile, njofton Dukagjini.

“Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile. Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.

Klinika ka bërë të ditur se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, informacioni i dhënë është i kufizuar dhe çdo përditësim i mëtejshëm do të bëhet vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK.

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, një 5 vjeçar është dërguar në gjendje te rëndë shëndetësore, në qendrën e mjekësisë familjare në Lipjan.

Aty nuk u dërgua nga prindërit, por nga një familjar tjetër. Kjo për shkak se pikërisht prindërit janë te dyshuarit që e sollën fëmijën në atë gjendje.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot ka vendosur t’u caktojë masën e paraburgimit prej një muaji prindërve për keqtrajtimin e fëmijës së tyre.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, nga një muaj paraburgim për prindërit e tij

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika