ShSKUK-ja tregon gjendjen e 14 pacientëve që pësuan nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë një njoftim rreth gjendjes së 14 pacientëve të lënduar nga një incident me bombolë gazi në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Pas trajtimit fillestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, pacientët janë transferuar në klinika të ndryshme brenda QKUK-së për mjekim të mëtejshëm

ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 14 pacientët që kanë pësuar lëndime nga djegiet nga bombola e gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Sipas ShSKUK-së, katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse te të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike.

“4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar  shëndetësore nga djegia”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikëqyrjen nga stafi shëndetësorë”, thuhet tutje.

“2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale”, thuhet më tej.

Stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikëqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika